Australia ka dërguar tre nga 20 kamionët e parë të blinduar dhuratë për Ukrainën, pas një kërkese nga presidenti ukrainas Zelensky.
Automjetet “Bushmaster” do të përdoren për të transportuar ushtarë dhe civilë në zonën e luftës por jo për luftime.
Zelensky mbajti një fjalim video në parlamentin e Australisë javën e kaluar duke falënderuar vendin për mbështetjen e tij të palëkundur deri më tani.
Australia premtuar mbi 108 milionë dollarë në ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe ka miratuar disa sanksione ndaj individëve rusë dhe importeve të naftës.
Kryeministri australian Morrison ka deklaruar vazhdimisht se demokracitë liberale duhet të bashkohen për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën për të jetuar pa detyrimin, frikësimin dhe grushtin brutal të forcës./A2CNN
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...