Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vetëm i plotëson qëndrimet e qeverisë.
Latifi pretendon se Osmani gjithmonë pret qeverinë për të pasur qëndrim për ndonjë çështje, para se të flasë vet ajo.
“Ka qenë një presidente e cila para se me fol e ka shikuar se çfarë po mendon qeveria. Para se të flas, Presidentja Osmani dëgjon çfarë po thotë qeveria. Nuk kemi një qëndrim të zonjës Osmani që i ka paraprirë asaj të qeverisë. Po du me ilustru atë që e thashë. Formalisht është karrige e parë, por praktikisht e dyta. Nëse qeveria hesht për Kodin civil, edhe Presidentja hesht”, thotë ai.
Tutje ai shton se Presidentja dhe Kryeministri ishin indiferent ndaj kalimit të Kodit Civil në Kuvend./T7/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...