Murati: Ka tendenca të vazhdueshme nga BE-ja për mostrajtim të barabartë mes palëve në dialog

01:30 | 8 Prill 2022
arbresh.info

Artan Murati, këshilltari i presidentes së vendit, Vjosa Osmani, vlerëson se në vazhdimësi ka tendenca nga Bashkimi Evropian për mostrajtim të barabartë mes palëve në dialog.

Murati tha se kjo tendencë e bën arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare politike më të largët.

“Sa i përket qasjes së Serbisë, konkretisht, kryenegociatorit nga niveli politik, Aleksandër Vuçiq, përderisa Republika e Kosovës dhe secili propozim i cili shtrohet në tavolinë as nuk diskutohet nga pala tjetër. Madje ka tendenca të vazhdueshme për mostrajtim të barabartë të palëve nën proces normalisht që një marrëveshje përfundimtare politike çdoherë e më tepër mund të shtyhet dhe të shihet si më e largët”, deklaroi Murati.

Sipas tij, për këtë arsye duhet të ketë konstruktivitet në proces të cilin tha se Republika e Kosovës është duke e treguar në vazhdimësi.

“Mirëpo, pala tjetër nuk është duke e bërë një gjë të tillë dhe për këtë është e nevojshme të bëhen thirrje kundrejt Bashkimit Evropian që të merret më seriozisht me problemin i cili është duke e pamundësuar avancimin drejt një marrëveshjeje politike e cila do të mund ta përmbyllte procesin”, tha Murati./KlanKosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme