Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut.
Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar.
Në mesin e vendeve që kanë mbështetur pezullimin është edhe Maqedonia e Veriut.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shkruar në Twitter se “Maqedonia e Veriut dënon shkeljet flagrante dhe sistematike të të drejtave të njeriut”, duke publikuar listën e vendeve që votuan pezullimin e Rusisë.
Në fakt, 93 vende votuan pro mocionit të udhëhequr nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ndërsa 24 vende votuan kundër dhe 58 shtete abstenuan.
Përpara se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme” – duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në qytetin e Bucha.
Përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, e dënoi votimin dhe kombet e tjera, përfshirë Korenë e Veriut dhe Sirinë, i dhanë mbështetje shtetit rus./Telegrafi/
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan