Federata e Sindikatave të Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka pasur në plan mbajtjen e kongresit për zgjedhjen e kryetarit të ri, dy nënkryetarëve si dhe kryetarin e Bordit Drejtues.
Por kongresi është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara në mes anëtarëve të kësaj sindikate.
Hemorragjia pas lindjes së fëmijës, këta janë faktorët e rrezikut që sjellin deri te shkaku i gjendjes
Gazeta Shneta ka siguruar disa pamje brenda kongresit në momentin kur është krijuar tollovia ku dëgjohen sharje, fyerje, e akuza për keqpërdorim të milionave në FSSHK.
Kandidate për kryetare e dal nga procesi zgjedhor i kandidaturave në FSSHK ishte Tevide Imeri, e cila kishte marr nënshkrimet e nevojshme sipas statutit nga regjionet e sindikatës.
Ndërkaq Blerim Syla nuk kishte arritur të merrte nënshkrimet e nevojshme. Ai e ka quajtur proces të parregullt dhe me shkelje ligjore, duke thënë se do të shpallte kandidaturën e tij në kongres.
Por kongresi u ndërpre për shkak të tensioneve. Imeri ka deklaruar sot për Gazetën Shneta se ka marr kërcënime nga Blerim Syla. Ndërkaq ky i fundit ka mohuar se ka kërcënuar, teksa ka thënë se procesi është udhëhequr jashtëligjshmë nga një person i cili tanimë ka dal në pension.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...