Hoxhaj: Suspendimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e OKB-së, mesazhi i botës për Kremlinin

19:31 | 7 Prill 2022
L G

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj suspendimit të Rusisë Këshilli i të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se suspendimi i Rusisë nga ky organ është mesazh i botës për Kremlinin, duke shtuar se kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Suspendimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është mesazhi i botës për Kremlinin. Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”, ka shkruar Hoxhaj.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, gjatë një votimi që u mbajt sot në Nju Jork.

Rusia u pezullua për shkak për shkak të raporteve për “shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut” nga ushtria ruse në Ukrainë./arbresh.info/

Të ngjashme