Në mungesë kuorumi, nuk kalon projektligji për KPK-në në Kuvend

18:37 | 7 Prill 2022
L G

Kuvendi i Republikjës së Kosovës nuk ka mundur të miratojë projektligjim për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkak të mungesë të kuorumit.

Vetëm 57 deputetë morën pjesë në votim.

“Kjo i bie që Kuvendi nuk ka pasur kuorum të marrë vendim, andaj këtë pikë të rendit të ditës e shqyrtojmë në një seancë tjetër”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ky projektligj parasheh zvogëlimin e anëtarëve të KPK-së nga 13 në 7 anëtarë, mes të cilëve 3 do të jenë joprokurorë.

Përbërja e re e KPK-së do të ketë dy prokurorë nga prokuoritë themelore, një nga Apeli ose Specialja dhe Kryeprokurorin e Shtetit. Kuvendi do t’i i zgjedh dy anëtarë joprokurorë të KPK-së si dhe do të dërgohet si anëtar një përfaqësues nga Avokati i Popullit./arbresh.info/

Të ngjashme