Google ADS

Pas tradhtisë, Khloe Kardashian për Tristan Thompson: E pranoj, nuk është për mua

15:47 | 7 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Khloe Kardashian e pranoi se ajo dhe Tristan Thompson nuk ishin ‘të bërë’ për njëri-tjetrin.

“Me Tristanin u ndjeva tepër e sigurt në fillim dhe u ndjeva shumë mirë për njëfarë kohe”, tha ylli televiziv, 37-vjeçe, për Good Morning America gjatë emisionit të së mërkurës “The Kardashians: An ABC News Special”.

“Më kujtohet kur ai më tradhtoi para se të lindja True dhe unë e mbaja atë ende në dhomë. Mund të ishte dukur e çuditshme për botën e jashtme, por kur vajza ime shikon videot e mia në shtëpi, ato video do të jenë aq të pastra dhe perfekte sa munda t’i bëja unë”.

Kardashian vuri në dukje se Thompson, 31-vjeç, është ende “një djalë i mrekullueshëm” dhe një baba i shkëlqyer, por thekson “thjesht nuk është për mua”.

Kur u pyet për privatësinë mes traumave të saj personale, Kardashian tha: “Ajo që kaloj në mediat sociale nuk është ajo që kaloj në jetën reale”.

Marrëdhënia e Kardashian me Thompson ka qenë në vëmendje prej vitesh, mes lajmeve për tradhtinë dhe raportet e Thompson me femrat e tjera.

Ylli i NBA në fillim të muajit janar konfirmoi se është babai i djalit të Maralee Nichols, teksa i kërkoi falje ish-partneres, Khloe.

“Khloe, ti nuk e meriton këtë. Ju nuk e meritoni dhimbjen dhe poshtërimin që ju kam shkaktuar. Ju nuk e meritoni mënyrën se si ju kam trajtuar ndër vite”, u shpreh ai.

Theksojmë që Khloe dhe Tristan ndajnë së bashku një vajzë trevjeçare të quajtur, True. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme