Google ADS

Kurti takohet me Kryeshefin Ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar të Fondeve Sovrane të Pasurisë, Duncan Bonfield

14:55 | 7 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Takimin e radhës në kuadër të Forumit Ekonomik të Delphi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me Kryeshefin Ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar të Fondeve Sovrane të Pasurisë (IFSWF), Duncan Bonfield, thuhet në një komunikatë për media.

Qeverisja e mirë dhe transparenca janë komponentë themelore për mirëfunksionimin e ndërmarrjeve publike, u shpreh kryeministri Kurti. Ai e njoftoi Duncan për veprimet e qeverisë në reformimin dhe ringjalljen e ndërmarrjeve publike. Me të diskutuan për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, koncept dokumenti i të cilit tashmë është miratuar. Më konkretisht, se si ky fond mund të mobilizojë resurset, orientojë investimet dhe përmirësojë qeverisjen korporative dhe se si IFSWF mund të na ndihmojë me dijen dhe përvojën e tyre në arritjen e këtyre synimeve./arbresh.info/

Të ngjashme