Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të premten, sipas zëdhënësit presidencial ukrainas, Sergei Nikiforov.
“Nuk mund t’ju them orën e saktë për arsye sigurie. Por diku gjatë ditës, presidenti i Ukrainës do të takohet me Ursula von der Leyen”, tha Nikiforov në programin televiziv ukrainas “UAtogether” të enjten.
Von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të takohen me Zelensky në Kiev këtë javë, njoftoi të martën zëdhënësi Eric Mamer.
Ai nuk ka specifikuar se në cilën ditë do të zhvillohet takimi.
Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të perëndimit të vendosin sanksione më të ashpra dhe të nisin hetimet për krimet e luftës ndaj Rusisë./arbresh.info/
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...