Google ADS

Albena Reshitaj kërkon dënim maksimal për sulmuesit ndaj portierit të Ballkanit

11:49 | 7 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka kërkuar që sulmuesit e portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri të dënohen me dënim maksimal nga organet kompetente.

“Kërkoj nga çdo organ kompetent, duke filluar nga prokuroria dhe gjykata, që me dënime maksimale të ndëshkoi sulmuesit që vetëm sportin nuk e duan”, tha Reshitaj.

Ajo i cilësoi këto skena si më të shëmtuarat që nga pranimi i Kosovës në organet më të larta të futbollit botëror dhe atij evropian.

Frashëri u sulmua nga dy tifozë në ndeshjen e së dielës kundër Gjilanit, pasi tifozët e këtyre të fundit vërshuan fushën kur portieri i tyre, Enea Koliçi shënoi me kokë në minutat e fundit të takimit.

E në lidhje me këtë çështje, Federata e Futbollit të Kosovës, gjatë ditës së mërkurë morri vendim që Ballkani të fitonte ndeshjen në tavolinë me rezultat 3:0./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme