Punësimet në KEK, Bajrami: Kurti i ka mashtruar qytetarët kur thoshte se kushërinjtë janë për dasma

10:52 | 7 Prill 2022
A Z

Deputetja Hykmete Bajrami ka folur në emër të grupit parlamentar të LDK-së lidhur me punësimet e fundit në KEK.

Bajrami kujtoi premtimin e kryeministrit Kurti se nuk do t’i punësonin kushërinjtë dhe urimin që ia kishte bërë atij një qytetar.

“Të gjithëve na kujtohet videoja e famshme e kryeministrit Kurti në fushatën e fundit ku thoshte ‘Kushërinjtë janë për dasma, nuk ka me shku në ministri me krejt kushërinjtë’. Dhe në atë video dëgjohej qytetari duke i thënë ‘Të lumtë goja’. Domethënë, qytetarët verbërisht i kanë besu Z. Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo në seancën e Kuvendit.

Bajrmai tha se nuk dola këtu që të them se nuk ka pasur nepotizëm në të kaluarën, por shtoi se dëshiron t’ju tregojë qytetarëve se Lëvizja Vetëvendosje ju ka mshtruar./arbresh.info

Të ngjashme