Ministrja shqiptare e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar sot ngritjen e një grupi pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës.
Grupi i punës i ngritur nga Ministria e Arsimit do të koordinojë punën me strukturat arsimore në çdo bashki për krijimin e një klime pozitive, mbështetëse dhe të sigurt, duke hartuar edhe një program të posaçëm për arsimimin e tyre, Kushi ka thënë në një postim në Facebook pas takimit me Ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov.
“Së bashku me Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov diskutuam detajet lidhur me organizimin e këtij procesi, në mënyrë që këtyre fëmijëve t’u ofrojmë gjithçka duhet për një mjedis mikpritës, të ngrohtë e sa më miqësor”, ka theksuar ministrja.
Nuk ka ende shifra zyrtare të numrit të fëmijëve ukrainas në Shqipëri. Ndërkohë që disa javë më parë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë të ditur se në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban