“Për mua është përvoja e parë në një mjuzikëll dhe një përvojë e veçantë pasi që këtu përveç që kam një prej roleve kryesore, po sfidohem edhe si solokëngëtar. Do ti këndoj dy këngë shumë të bukura, dhe po më pëlqen precizoni që kërkon formati” pohon për KultPlus vetë artisti Alihajdaraj.
Një mjuzikëll që bazohet në jetën e një ish Ambasadoreje Amerikane në Luksemburg do të ketë premierën pas 65-të vitesh qëkur ka ndodhur ngjarja. “Call me Madam” sjellë ngjarjen e vërtetë të zonjës Perle Mesta, një zonjë e pasur nga Washingtoni që organizonte festa ekstravagante për elitën e kësaj pjese. Miqësia e saj ishte me Presidentin e asokohshëm të ShBA-ve – Harry Truman, dhe më pas kjo e dërgon në Luksemburg, si ambasadore.
Edda Petri vjen në rolin e një dame nga Oklahoma, Timothy Lone në rolin e Pemberton Maxwell dhe për më tepër, kosovari Astrit Alihajdaraj vjen në rolin e Cosmo Constantine, ministër i jashtëm dhe më pas kryeministër i Lichtenburgut. Alihajdaraj, në rolin e Cosmo Constantine, joshet nga bukuroshja Adams, një e ve e cila duhet të udhëtojë për në qytetin fiktiv evropian Lichtenburg.
‘Call me Madam’ është kompozuar nga Irving Berlin, dhe ka pasur suksese të mëdha në Broadway në vitet e 50-ta.
“Për mua është përvoja e parë në një musical dhe një përvojë e veçantë pasi që këtu përveç që kam një prej roleve kryesore, po sfidohem edhe si solokëngëtar. Do ti këndoj dy këngë shumë të bukura, dhe po më pëlqen precizoni që kërkon formati” pohon për KultPlus vetë artisti Alihajdaraj.
“Jemi numër i madh artistësh nga muzika, solokëndimi, vallëzimi, aktrimi, kori. Të gjithë bëhemi bashkë dhe duhet të jemi të përpiktë pothuajse në sekonda për ta treguar këtë rrëfim sa më bukur në ritmin që është shkruar” vazhdon Alihajdaraj.
Muzikali është realizuar edhe si film, prodhim i Century Fox Film në vitin 1952.
Regjisori Claude Mangen thotë se është interesante sa shumë elemente të realitetit ka një mjuzikëll i tillë, edhe pse më prapavijë historike.
Muzikali do të performohet në gjuhën angleze, me datë 11, 12 e 13 dhjetor e më pas edhe vitin tjetër, në muajin janar. Shfaqja ndodhë në Mierscher Kulturhaus në Luksemburg.
“Çka është e rëndësishme të ceket është edhe fakti se në shfaqje marrin pjesë njerëz të nacionaliteteve të ndryshme, nga Kosova, Luksemburgu, Anglia, Gjermania etj” vazhdon Alihajdaraj./KultPlus.com
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër