Arrestohet prishtinasi, ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj gruas së tij

09:30 | 7 Prill 2022
Artan Maliqi

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i ka shkaktuar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike, gruas së tij.

Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 06.04.2022 – 00:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme