Google ADS

DOKUMENT| Insektorati evidentoi shkelje nga ana e bordit, Kastrati: Ndihem mirë moralisht

01:17 | 7 Prill 2022
arbresh.info

Inspektorati konstaton se Bordi i RTK-së me rastin e ndërprerjes së kontratës së punës të Drejtorit të Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastratit ka vepruar në kundërshtim me dizpozitat ligjore në fuqi.

Sipas vendimit të siguruar nga arbresh.info, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, në rastin konkret nuk ka zhvilluar procedurën për ndërprerjën e kontratës së punës.

“Me rastin e ndërprerjes së kontratës së punës me nr.prot.1727/19, për punëmarrësin Ngadhnjim Kastrati, me vendimin nr.prot.0005/22, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, ka vepruar në kundërshtim me dizpozitat e Ligjit të Punës Nr.03/L-212. Sepse, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, në rastin konkret nuk ka zhvilluar procedurën për ndërprerjën e kontratës së punës. Dhe po ashtu mungon periudha e njoftimit për ndërprerjen ashtu sikruse është përcaktuar në dispozitat e Nenit 71, të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, citoj: “Koha e njoftimit për ndërprerjen e kontratës së punës”, thuhet në vendimin e Insepktoratit.

Pas këtij vendimit, vetë Kastrati tha se ndihet mirëmoralisht.

“Unë kam thënë që shkarkimi ka qenë politik. Ndihem absolutisht mirë moralisht”, deklaroi Kastrati, derisa konfirmon se kanë mbetur edhe 25 ditë mandat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme