Ancelotti pas fitores ndaj Chelsea: Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, me guxim dhe personalitet

00:45 | 7 Prill 2022
arbresh.info

Real Madridi ka bërë një hap të madh para në rrugën për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve duke mposhtur Chelsean.

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit u shprehë jashtëyakonisht i kënaqur, pas ndeshjes, shkruan arbreshinfo.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, me guxim dhe personalitet”, deklaroi Ancelotti.

“Los Blancos” triumfuan në udhëtim ndaj Chelseat me rezultat 1:3, rezultat ky që i jep komoditet të madh spanjollëve.

Sulmuesi francez, Karim Benzema ishte edhe njëherë protagonist i ndeshjes, duke shënuar tre gola./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme