Mbappe ndryshon mendje, do të nënshkruajë kontratë të re me PSG-në

20:45 | 6 Prill 2022
A. B.

Çështja e Kylian Mbappes ka marrë kahje krejtësisht tjetër sot.

Sky Sports raporton se Kylian Mbappe do të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain.

Kjo do të thotë se Mbappe do të mbetet pa shkuar në Real Madrid, atje ku po e presin tash e një kohë.

Sulmuesi francez dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Parisin dhe gjithashtu dëshiron të luajë në një klub që do t’i lejojë të luajë në Lojërat Olimpike Paris 2024 me Francën. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme