Real Madridi do të ketë mundësinë të hakmerret ndaj Chelseat për eliminimin e sezonit të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku në fund titullin e fituan anglezët. Shorti u përsërit edhe këtë vit, ndonëse do të jetë në çerekfinale.
Një ndeshje e vështirë ndaj kampionit në fuqi, diçka që nuk i tremb bardhezinjtë duke pasur parasysh sfondin e tyre me rezultate të mira ndaj kampionëve.
Real Madridi është specialist në eliminimin e kampionëve aktual – apo atyre që mbrojnë titullin, aq më tepër prej që është ky format i Ligës së Kampionëve.
Katër herët kur Real Madridi u mat me kampionin në fuqi, jo vetëm që i eliminoi, por më pas e fitoi titullin. Duhet theksuar se Real Madridi ka luajtur edhe me Ajax në sezonin 1995-96 ( ku ka humbur dy herë, por në fazën e grupeve).
E para e kësaj serie ishte kur eliminuan Borussia Dortmundin në gjysmëfinale, ku në ndeshjen e parë fituan 2-0, ndërsa e dyta u mbyll 0-0 në Gjermani.
Pastaj ishte radha e Manchester United në çerekfinale me një fitore 2-3 në “Old Trafford”, ndërsa pastaj ndodhi me dy herë kundër Bayern Munich.
Historia e Real Madridit shkruhet në kualifikuese, kësaj radhe kundër Chelseat, ata kanë një mundësi të re për të ruajtur statistikat e tyre të mira sa herë kanë luajtur me kampionët aktual. /Telegrafi/
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban