Artisti i njohur shqiptar, Capital T, përgjatë shumë viteve ka korrë suksese të mëdha në karrierën e tij muzikore.
Përkundër kësaj, ai ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit se po bën debutimin në një film në arenën ndërkombëtare, shkruan arbresh.info
Këngëtari pati paralajmëruar se do të jetë pjesë e filmit të titulluar “Jericho Ridge”.
Filmi i regjisorit Will Gilbey, fitues i çmimit Bafta ka bërë pjesë të këtij prodhimi kinematografik edhe reperin nga Kosova.
Capitali është shprehur shumë i emocionuar që po fillon këtë rrugëtim të ri në krah me aktorët e njohur si Nikkki Amuka Bird, po ashtu të nominuar në çmimet Bafta.
“Ishte absolutisht e mrekullueshme të ishe pjesë e kësaj, gjithashtu një falënderim i madh për ekipin më të mirë, secili individ që punoi për këtë”, shkruan reperi në rrjetet sociale.
Përndryshe, reperi po vazhdon të shijojë suksesin e dy këngëve të tij më të fundit, “Për ty” dhe “Dy zemra”, të cilat i solli të përmbledhura në një volum të vetëm. / arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?