Google ADS

Nesër mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

17:03 | 6 Prill 2022
L G

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për të mbajtur seancën plenare.

Në këtë seancë do të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës, shkruan arbresh.info.

Sipas njoftimit të zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, nga nëntë pikat e rendit të ditës, pesë prej tyre do të jenë shqyrtim i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022 – 2026, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-114 për zyrtarët publik, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118, si dhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun

Për: Media

Lënda: Njoftim

Data: 7 prill 2022

Dita: E enjte

Seanca plenare e Kuvendit

Vendi: Kuvendi i Kosovës

Koha: 10:00

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022 – 2026,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-114 për zyrtarët publik,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

9. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme