Momenti më i mirë ose më i keq në historinë e futbollit, goli i famshëm i Diego Maradonas ndaj Anglisë në Kupën e Botës, tani mund të bëhet pjesë e ndonjë sportdashësi, pasi fanella e tij ka dalë në ankand.
Fanella e veshur nga Maradona kur shënoi golin e diskutueshëm të njohur si “Dora e Zotit” kundër Anglisë në Kupën e Botës ë vitit 1986 është në shitje për herë të parë.
Drejtuesi i ankandit Sotheby ka thënë të mërkurën se fanella mund të arrijë më shumë se 4 milionë funte apo 4.76 milionë euro në një ankand ‘online’ që hapet më 20 prill.
Brahm Wachter, kreu i veshjeve të rrugës dhe koleksioneve moderne të Sotheby, ka thënë se fanella është “në një listë të vogël të artikujve memorial sportiv më të rëndësishme në botë”.
It’s been an honour and a privilege to look after *that* Diego Maradona shirt for over 18 years.
Interested to see who snaps it up next. There’s always room in our squad for another loan signing… ? https://t.co/94ANl1tQMT pic.twitter.com/qv1rtrKGNc
— Nat. Football Museum (@FootballMuseum) April 6, 2022
“Unë kurrë nuk do të arrij të trajtoj më diçka kaq të mirë. Momenti është ikonik në historinë e sportit”, ka thënë Wachter.
Maradona shënoi dy gola gjatë ndeshjes çerekfinale në Mexico City më 22 qershor 1986, vetëm katër vjet pasi Britania dhe Argjentina kishin luftuar për Ishujt Falkland. Goli i parë i të madhit argjentinas u shënua me kokë, por topi u hodh nga grushti i dorës së Maradonës, larg syrit të gjyqtarit.
Maradona pati deklaruar më pas se goli ishte shënuar “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”.
Goli i dytë i Maradonas e pa atë duke dribluar dhe duke kaluar pothuajse të gjithë ekipin anglez përpara se të mundte portierin Peter Shilton. Në vitin 2002, “Dora e Zotit” u votua si “goli i shekullit” në një sondazh të FIFA-s.
Wachter ka thënë se dy golat “balancojnë njëri-tjetrin në mënyrë të shkëlqyer” dhe zbulojnë dy aspekte të karakterit të Maradonës.
“E para ishte vërtet dinake dhe përfshinte një element fati. Por më pas ai shënoi një gol të dytë, i cili ishte një nga golat më të pabesueshëm ndonjëherë – pothuajse engjëllorë”, shtoi Wachter.
Argjentina fitoi ndeshjen 2-1 dhe vazhdoi të fitojë Kupën e Botës atë vit. Maradona, i konsideruar nga shumë si lojtari më i madh i të gjitha kohërave, luftoi me abuzimin e kokainës dhe teprimet e tjera, ndërsa vdiq në nëntor të 2020 në moshën 60-vjeçare.
Diego #Maradona’s iconic 1986 World Cup ‘Hand of God’ shirt is set to go under the hammer for the first time this month, fetching as much as £4m at auction. @Sothebys https://t.co/AOUmNR3nHb pic.twitter.com/UmE90nnO45
— City A.M. (@CityAM) April 6, 2022
Maradona e ndërroi fanellën me Steve Hodge
Pas ndeshjes, Maradona ndërroi fanellat me mesfushorin e Anglisë, Steve Hodge, i cili nuk e shiti kurrë deri më tani. Për 20 vitet e fundit, ajo ka qenë e huazuar në Muzeun Kombëtar të Futbollit të Anglisë në Mançester.
E kaltra me vija të tjera të kaltra më të çelëta ishte njëra nga fanellat më të bukura të Kupës së Botës dhe numrat, përfshirë edhe 10-shin e Maradonës u qepën dhe hekurosën në shpinë pak para ndeshjes.
Hodge tha se ai kishte qenë një “pronar krenar” i një fanelle që “ka kuptim të thellë kulturor për botën e futbollit, popullin e Argjentinës dhe popullin e Anglisë”. Sipas Wachter, Hodge kishte vendosur “që është koha e duhur” për të shitur.
Çmimet për gjërat e rëndësishme sportive janë rritur në vitet e fundit. Fanella mund të thyejë një rekord për një pjesë të veshjeve sportive, e mbajtur nga një fanellë e Babe Ruth të New York Yankees që u shit për 5.64 milionë dollarë në vitin 2019.
Një blerës pagoi 8.8 milionë dollarë për manifestin që nisi lëvizjen moderne olimpike, një rekord për një artikull sportiv.
Fanella e Maradonës do të ekspozohet në sallonin e Sotheby’s në Londër gjatë periudhës së ofertimit nga 20 prilli deri në 4 maj.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...