Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për lirim nga paraburgimi.
Paneli i Apelit i Gjykatës Speciale ia ka refuzuar Thaçit ankesën e tij në lidhje me refuzimin e gjyqtarit paraprak për lirimin nga paraburgimi, shkruan lajmi.net.
“Si rezultat, trupi gjykues konstaton se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme, dhe në përputhje me rrethanat e hedh poshtë pikën G të ankesës së Thaçit”, thuhet në arsyetimin e Panelit.
Me këtë rast, palëve i është dhënë kohë që deri në 10 ditë pas këtij vendimi të dërgojnë parashtresa në lidhje me refuzimin e Apelit./arbresh.info/
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...
Tahiri: Kosova është në listë të zezë për ndërkombëtarët
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...