Agim Ademi sot u zyrtarizua për kryetar të ri edhe për një mandat katërvjeçar në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Zgjedhjet për kryetar të FFK-së i ka komentuar djali i legjendës, Fadil Vokrri që ishte edhe kandidat serioz për Kryetar të FFK-së, por që iu pamundësua kandidimi – Gramoz Vokrri, për të cilin Kuvendi i sotëm ishte ‘hajgare’.
“Pamjet flasin më shumë se që muj me thanë unë, pamjet filmike kanë qenë vetëm me shpinë, nuk dihet as procesverbal nuk ka kush ka qenë prezent aty, kush nuk ka qenë prezent. Ky kuvend ka qenë një hajgare” – tha fillimisht Vokrri për Insajderin.
Për herë të parë kuvendi i FFK-së u monitorua vetëm nga një medium, me pretekstin se nuk ekziston hapësira e mjaftueshme për mediat e tjera.
Vokrri nuk mundi të kandidonte për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi FFK-ja konsideroi se disa prej nënshkrimeve të klubeve i kishte të pavlefshme, lidhur me këtë Vokrri tha se ata (FFK) tash po i legjitimojnë nënshkrimet e tij.
“Të njëjtën kohë kanë dalë kanë thanë që unë i kam nënshkrimet jo legjitim, knej thojnë që 15 s’janë kanë, tash po i legjitimojkan edhe nënshkrimet e mia. Kjo është një tendencë po sido që të jetë proceset gjyqësore ende vazhdojnë, kam besim në drejtësi” – nënvizoi Vokrri.
Ndryshe, në votimin që ishte i hapur morën pjesë 43 delegatë, prej tyre 42 votuan pro – duke e shpallur Agim Ademin president të Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat.
Teksa, në këtë konventë punuese ishin të pranishëm edhe të dërguarit nga FIFA dhe UEFA, që monitoruan të gjithë procesin.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën