Google ADS

Zyrtare: Agim Ademi rizgjedhet  kryetar i FFK-së

12:01 | 6 Prill 2022
KRG

Agim Ademi shpalos edhe një herë programin para votimit për kreun e FFK-së

Agim Ademi tashëm është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat  të ri.

Pas votimit të Kuvendit të FFK-së, është konfirmuar edhe zyrtarisht  mandati i ri për Agim Ademin.

Prezent kanë qenë 43 votues, ku 42 kanë votuar për dhe vetëm një abstenim.

Kujtojmë se Ademi ishte kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së, duke ia dalë kështu të vazhdojë edhe për katër vite të tjera në një votim të hapur.

Në këtë konventë punuese ishin të pranishëm edhe të dërguarit nga FIFA dhe UEFA, që monitoruan të gjithë procesin. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme