Google ADS

Shasha thumbon kryeqytetet shqiptare: A është meritë e Prishtinës dhe Tiranës dështimi i partive shqiptare në Luginë

13:11 | 6 Prill 2022
S D

Pas dështimit të partive shqiptare në Luginë për të vendosur një përfaqësues ne Parlamentin e Serbisë, ka filluar të kritikohet ashpër mënyra e funksionimit nga njohës të çështjeve, shkruan arbresh.info.

Demush Shasha nga instituti EPIK, ka bërë dy krahasime të situatës politike me suksesin e Listës Srpska në Kosovë dhe me dështimin e partive shqiptare në Luginë.

“Nëse suksesi i Listës Srpska në Kosovë është meritë e politikës së Beogradit, a është dështimi i partive shqiptare në Luginë meritë e Tiranës dhe Prishtinës?”, ka shkruar Shasha në facebook.

Kujtojmë se subjektet politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në zgjedhjet e 3 prillit garuan ndaras dhe nuk arritën të marrin asnjë ulëse në Parlamentin e Serbisë, për dallim nga hera e kaluar, kur ata garonin me një listë të përbashkët dhe arritën të fitonin tre deputetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme