Mes shumë figurave të botës së sportit përfshirë këtu edhe përfaqësues nga UEFA e FIFA, në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së është parë edhe gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi.
Selimi, një njeri i afërt me kryetarin aktual Agim Ademi, përpos në shumë aktivitete sportive të organizuara nga FFK-ja është parë edhe në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së.
Në të kaluarën, gjeneral Selimi ishte pritur nga Ademi në zyrat e FFK-së. Ademi e kishte falënderuar Selimin për vizitën dhe i kishte dhuruar një fanellë të përfaqësueses së Kosovës.
Ish-gjenerali i UÇK-së, vitin e kaluar fitoi një vend në ekipin e veteranëve të Kosovës nga FFK-ja.
Para luftës së Kosovës më 1998-99, Selimi ishte angazhuar në futbollin gjysmë-profesionistë të Kosovës gjatë viteve 90′. /Paparaci.com
Hoxha vizitë zyrtare në Ankara, merr pjesë në panairin e sig...
Një vit nga sulmi, Manastiri i Bajnskës mbyllet nga 23 deri ...
Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje në n...
Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS:...
Granit Xhaka e Leverkuseni nisin sot aventurën në Champions ...
Putin: Rusia po rrit prodhimin e dronëve