Google ADS

Armand Duka: Është nderë dhe privilegj për mua të jem këtu në këtë mbledhje të rëndësishme për futbollin e Kosovës

11:22 | 6 Prill 2022
KRG

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së ka nisur nga ora 11:00.

Përveç kandidatit për kryetar Agim Ademit dhe delegatëve të Kuvendit, aty ka edhe të ftuar tjerë.

Delegatë të FIFA-s, UEFA-s, dhe kryetarët e FSHF-së, Armand Duka dhe ai i FSHMV, Muhamed Sejdini janë pjesë e Kuvendit, përcjell arbresh.info.

Lexo edhe:

Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s kanë arritur në Kosovës, do të marrin pjesën në Kuvendin Zgjedhor

President i Federatës Shqiptare në Futboll, Armand Duka, ka thënë se ndihet  i nderuar për pjesëmarrjen e tij në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Është nderë dhe privilegj për mua të jem këtu në këtë mbledhje të rëndësishme për futbollin e Kosovës, së bashku me figura të rëndësishme të sportit, qeverisjes dhe sportit në Kosovë dhe jashtë saj. Me mikun tim, presidentin Ademi, që dua ta përshëndes që pati suksese në futbollin e Kosovës.- ka thënë Duka. /arbresh.info/

Të ngjashme