Google ADS

Presidenti i FSHF-së, i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

10:47 | 6 Prill 2022
KRG

Federata e Futbollit të Kosovës, sot  në ora 11:00 do të mbaj Kuvend Zgjedhor e cila do të zhvillohet në ambientet e FFK-së.

Dje, FFK ka lajmëruar se vetëm një medium do të ketë të drejtë të kenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, ndërsa mediat tjera, nuk do të mund të kenë akses e arsyetimin e “hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve”, përcjell arbresh.info.

Ndërsa gazetarët të cilët gjendet në hyrje të selisë së FFK-së, kanë arritur të shohin se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tashmë ka arritur  në ambientin e FFK-së.

Duka do të jetë i pranishëm gjatë Kuvendit zgjedhore të FFK-së.

Ndërsa mbrëmë, FFK-ja ka bërë të ditur poashtu se ka mbërritur edhe delegacioni nga UEFA dhe FIFA. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s kanë arritur në Kosovës, do të marrin pjesën në Kuvendin Zgjedhor

Të ngjashme