Barcelona nuk do të mund të llogarisë në Depay-n përpara ndeshjes së Europa League

10:05 | 6 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona ka humbur Memphis Depay-n për shkak të lëndimit teksa udhëton në Frankfurt të mërkurën.

Holandezi luajti nëntë minutat e fundit në fitoren e fundjavës ndaj Sevillas, por tani ka pasur një lëndim të kofshës.

Si rezultat, ai nuk do të jetë në dispozicion për Barçën për ndeshjen e nesërme.

Katalanasit udhëtojnë drejt Gjermanisë për përballjen kundër Eintracht Frankfurt në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Europa League./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme