Google ADS

Mori vëmendje të madhe që në fëmijëri me paraqitjen në serialin “Friends”, aktori Cole Sprouse: Fama është traumë

10:27 | 6 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Cole Sprouse ka reflektuar për karrierën e tij shumëvjeçare duke qenë se ka nisur aktrimin qysh në fëmijëri dhe për traumën, atë që ka ardhur bashkë me të.

Ai zbuloi se ka një ‘marrëdhënie të komplikuar’ me kulturën e të famshmëve në një intervistë të fundit me The New York Times, ndërsa promovonte filmin e tij të ardhshëm “Moonshot”.

Sprouse ka filluar të aktronte si fëmijë së bashku me vëllain e tij, Dylan Sprouse.

Sprouse luajti rolin e djalit të Ross Geller në “Friends” përpara se ai dhe Dylan të fitonin famë për rolet e tyre në “The Suite Life of Zack and Cody”.

Pas karrierës së tyre në Disney Channel, yjet bënë një pushim nga aktrimi, me Sprouse që u kthye në interpretim me një rol në “Riverdale”.

“Fillova të aktroj kur isha aq i ri sa që në të vërtetë nuk kisha tentuar, si i rritur, të mendoja nëse më pëlqente vërtet performanca”, tha Sprouse për The Neë York Times. “Kur u ktheva, i kujtova vetes se e dua shumë artin e aktrimit. Por unë ende kam një marrëdhënie shumë të komplikuar me kulturën e të famshmëve”.

I njëjti këtë herë ka qëndruar jashtë vëmendjes, duke i mbajtur marrëdhëniet e tij private. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme