Google ADS

Gareth Bale mund të nis ndeshjen ndaj Chelseat në atë që mund të jetë ndeshje e tij e fundit në Angli

08:46 | 6 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Gareth Bale mund të startojë kundër Chelseat kur Real Madrid të përballet sot në “Stamford Bridge” – në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit për tifozët në Angli.

Bale, ka bërë vetëm pesë paraqitje për Los Blancos këtë sezon me kontratën e tij që skadon në fund të këtij edicioni.

Ai tregoi formë të mirë gjatë aktivizimit me Kombëtaren e Uellsit, me dy gola për ta në ndeshjen e tyre vendimtare në play-off kundër Austrisë, e cila përfshinte edhe një goditje dënimi.

Kështu që Carlo Ancelotti mund t’i kërojë uellsianit që t’i jap frymëzim skuadrës për këtë ndeshje.

Është raportuar se anësori do të tërhiqet nëse Uellsiani dështon të kualifikohet në Kupën e Botës, me ndeshjen finale të play-off-it kundër Skocisë ose Ukrainës që do të zhvillohet në qershor.

Nëse Uellsi kualifikohet, Bale do t’i duhet të gjejë një klub të ri në fund të sezonit – me MLS një opsion.

Një tjetër mundësi është Italia me liderët e Serie A, me AC Milan thuhet se është e interesuar për ish-yllin e Tottenham./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme