Google ADS

Alessandro Florenzi përfundon sezoni për shkak të operimit në gju

08:21 | 6 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Sezoni i mbrojtësit të AC Milan, Alessandro Florenzi ka përfunduar.

Florenzi ka lënduar gjurin e tij dhe do t’i duhet të operohet, gjë që lë të kuptohet se sezoni i tij tashmë ka përfunduar.

Sipas CalcioMercato, një skanim në gju theksoi për një çarje të miniskut të martën dhe operimi është i detyueshëm për të.

Mbrojtësi anësor ka qenë i huazuar te Milani nga Roma gjatë këtij sezonit, derisa ka zhvilluar 21 paraqitje për Rossonerët dhe ka shënuar një gol./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme