Zbulohet varianti i ri i Covid-19 në Britani të Madhe

23:53 | 5 Prill 2022
A. B.

Një variant i ri Covid-19 është identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të jetë varianti me përhapjen më të shpejtë deri më tani, sipas të dhënave të hershme nga zyrtarët britanikë të shëndetit publik dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithëse ekspertët paralajmërojnë është shumë herët për të përcaktuar nëse ose sa kërcënim mund të jetë varianti.

Varianti, i quajtur XE, u zbulua për herë të parë në Angli në mes të janarit, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) dhe është konfirmuar në më shumë se 600 raste në Angli që atëherë.

Që nga 22 marsi, 763 mostra të XE ishin identifikuar në MB dhe një numër shumë i kufizuar rastesh thuhet se janë gjetur në Kinë dhe Tajlandë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme