Alarmon Pacolli: Nuk po vërehet asnjë përpjekje për të shpëtuar MJEDISIN ku jetojmë!

23:43 | 5 Prill 2022
L G

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli është shprehur i nervozuar me dëmtimin që po i bëhet mjedisit natyror në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se gjendja e mjedisit në vend është alarmante, shkruan arbresh.info.

“ALARMANTE”, është fjala me të cilën Pacolli e ka nisur reagimin e tij, duke thënë se deri tani nuk po vërehet asnjë përpjekje për ta shpëtuar mjedisin, që hyn në kuadër të resorit të MMPH-së, ku ministër është Liburn Aliu.

“ALARMANTE! Nuk po vërehët asnjë përpjekje për të shpëtuar MJEDISIN ku jetojmë! Pyjet po priten, fushat po shkatërrohen, shtretërit e lumenjve janë mbushur me mbeturina… Nuk di si t’ua shpjegoj këtë fëmijëve tanë!”, ka shkruar Presidenti i AKR-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme