LAJMI I FUNDIT| Theret me thikë një person në Prishtinë

22:48 | 5 Prill 2022
A. B.

Para pak çastesh ka ndodhur një therje në Prishtinë me ç’rast është lënduar një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zenel Salihu”, rreth orës 21:45.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku ka njoftuar se disa persona e kanë sulmuar një person me thikë.

“Sot rreth orës 21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë, një person është sulmuar nga disa persona. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”- tha Borovci.

Tutje, Borovci tha se Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme