Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk kanë prodhuar asgjë të re pasi që atje është krijuar një autokraci nga Vuçiqi.
E para e shtetit të Kosovës tha se në shtetin fqinjë nuk ka as media të lira e as shoqëri civile, e hiq më pak opozitë.
“Zgjedhjet në Serbi nuk prodhuan asgjë të re, sa i përket lidershipit atje. Natyrisht nuk besoj që dikush ka pritur diçka të re, duke e ditur që atje është instaluar qe një kohë të gjatë një autokraci defakto, ku nuk ka as shoqëri civile e as media të lira, as liri të mendimit dhe të shprehjes, e aq më pak opozitë që do të mund t’i bënte ballë autokracisë së Vuçiqit”, ka thënë Osmani në ATV.
Ajo e ka përsëritur faktin se pozitë e opozitë në Serbi kanë qenë të bashkuar në mbrojtje të Putinit dhe të agresionit rus ndaj Ukrainës.
“Përkundrazi, nëse e shohim qëndrimin që e ka mbajtur vazhdimisht Serbia në raport me Rusinë e shohim që është një nga vendet e rralla në botë ku edhe qeveria edhe opozita kanë pasur pajtim të plotë për veprimet Putinit dhe të Rusisë në Ukrainë”, tha presidentja e Kosovës.
Osmani gjithashtu ka shtuar se Serbia është udhëhequr dhe do të udhëhiqet nga një mentalitet i viteve të 90-ta.
“Nuk ka ndonjë risi sa i përket rezultatit. Përkundrazi, është dëshmuar se Serbia po udhëhiqet nga një mentalitet i viteve të 90-ta. Fakti që ajo do të vazhdojë të udhëhiqet nga ish-ministri i propagandës së Millosheviqit e dëshmon se për fat të keq nuk ka pasur hapësirë që atje të bëhet një transformim as shoqëror e as politik që në esencë do të ishte pro vlerave që përfaqëson Bashkimi Evropian dhe organizatat e tjera të cilat janë të bazuara në vlera”, tha ndër të tjerash Vjosa Osmani.
Kujtojmë se Vuçiq dhe partia e tij kanë qenë fituesit absolut në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale që u zhvilluan të dielën.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...