Google ADS

Fero i bën vetës një dhuratë luksoze, BMW X6

21:34 | 5 Prill 2022
A. B.

Reperi i njohur, Fero së fundi i ka bërë një dhuratë të mirë vetes.

Reperi i ka blerë vetës një makinë BMW X6, modelit më të ri, 2022, që sipas një hulumtimi vlera e tij shkon nga 70 deri në 100 mijë euro, shkruan arbresh.info

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory, ku shfaqet duke mbajtur në qafë vajzën e tij, Nina.

“Urime për veturën më të re BMW X6, 2022”, thuhet në postim.

Kjo vjen pak javë pasi bëri njoftimin se i është bashkuar kompanisë muzikore, ON Records. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme