Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka marrë pjesë në margjinat e Takimit Ministror 2022 në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Dialogut të Politikave Bujqësore Gjermani-Ballkani Perëndimor, me ç’rast ka folur për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Ai ka thënë se Kosova duhet të integrohet sa më shpejt në mekanizmat evropian në mënyrë që të shmanget ndikimi rus dhe të mos lejohen vatra të reja lufte.
“Duke marrë parasysh situatën gjeopolitike apo konkretisht invazionin rus në Ukrainë, uniteti i Bashkimit Evropian është sot më i domosdoshëm se asnjëherë. Ne jemi dhe do mbetemi gjithmonë aleat i vendeve që udhëhiqen nga parimet e larta, aleatë të vendeve që promovojnë dhe ruajnë paqen dhe stabilitetin e mbi të gjitha vlerësojnë dhe respektojnë diversitetin e popujve”, ka thënë ministri Peci.
Në këtë takim të organizuar nga Ministria Federale Gjermane e Ushqimit dhe Bujqësisë, ministri Faton Peci ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror me projekte të përbashkëta në mënyrë që Kosova të jetë pjesë mekanizmave zhvillimor të para-anëtarësimit.
Ai ka bërë të ditur se sekretari i përgjithshëm i SWG-së Boban Iliq, gjatë diskutimit me ministrat homologë të rrjetit rreth implementimit të Agjendës së Gjelbër, arriti në konkludim se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, të jenë sa më parë pjesë e programit e BE-së IPARD, në mënyrë që bujqit e këtyre dy vendeve të jenë të barabartë me ata të vendeve të rajonit.
Në këtë takim ministri Faton Peci ka folur edhe mbi strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2030, strategjinë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022 – 2030, si dhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Kosovë.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...