Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një takimi sot në Sofje me homologun e tij bullgar Rumen Radev ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer dhe të pakushtëzuar që Bullgaria po i jep perspektivës evropiane të Shqipërisë.
Ai me këtë rast ka theksuar se do të ishte shumë i rëndësishëm miratimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga ana e Bashkimit Evropian, sa më parë, ashtu sikurse edhe vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Këto do të ishin qasje shumë të dobishme dhe strategjike të BE-së, për të dhënë mesazhe premtuese, për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, dhe të gjithë ata, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen këtij projekti lirie, demokracie dhe paqeje në të ardhmen”, ka shkruar Meta në Facebook. /arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?