Vushtrria e Istogu takohen në derbin e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 17:30.
Istogu ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Ndërkohë, kampionia në fuqi, Vushtrria, është e treta me 30 pikë.
Vushtrriaset do të japin më të mirën për të ndalë liderin, ndërkohë që Istogu udhëton për të vazhduar me fitore.
Të enjten janë edhe ndeshjet Drita – Ferizaj (17:30), Kastrioti – Ulpiana (17:00) dhe Vjosa – Vëllaznimi (17:00).
Kurse ndeshjet e të mërkurës janë: Shqiponja – Prishtina (14:30), Samadrexha – Jusuf Gërvalla (17:30).
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...
Për 300 vende të hapura për rekrutë të rinj, kanë aplikuar 1...