Google ADS

Tenisti bëhet nervoz nga humbja, ia jep një shpullë kundërshtarit

15:30 | 5 Prill 2022
Artan Maliqi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një turne të tenisit në Afrikë.

Michael Kouame është bërë protagonist në turneun e të rinjve, ITF, i cili po mbahet në Ganë.

Francezi u mposht nga ganezi Raphael Nii Ankrah 1:2 në sete në turneun botëror të juniorëve, që po mbahet në stadiumin sportiv të Accras, shkruan “foxsports.com.au”, përcjell “Gazeta Express”.

E pas përfundimit të meçit, në vend se të përshëndetej me kundërshtarin dhe t’ia urojë atij fitoren, 15 vjeçari veproi ndryshe.

Ai krahas dorës, ia dha edhe një shpullë kundërshtarit, i cili mbeti i habitur nga ky veprim.

Pas këtij rasti, tabori i Nii Ankrah tentoi ta sulmonte Kouamen, i cili u largua me vrap.

Pra, paraqitja e dy tenistëve të rinj mbeti nën hije pas rastit që ndodhi. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme