Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është ende pozitiv për COVID-19, që do të thotë se ai nuk do të udhëtojë sot (e martë) në Londër me ekipin e tij.
Trajneri italian pati një test pozitiv javën e kaluar dhe u zëvendësua nga djali dhe ndihmësi i tij Davide në fitoren e Real Madrid ndaj Celta Vigo të shtunën.
Sipas Marca, 62-vjeçari nuk është rikuperuar ende dhe është ende pozitiv në testin për coronavirus, që do të thotë se ai nuk do të udhëtojë sot me ekipin e tij për në Angli.
Ai mund të fluturojë për në Londër nesër nëse testi i tij i ri rezulton negativ.
Real Madridi do të përballet nesër (e mërkure) me Chelsean në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ancelotti kaloi dy sezone në Stamford Bridge midis 2009 dhe 2011, duke fituar 68 nga 109 ndeshjet e tij në krye të Bluve. Ai fitoi një Ligë Premier, një FA Cup dhe një Charity Shield gjatë kohës së tij në klub.
Ish-trajneri i Milanit dhe PSG-së nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me Real Madridin verën e kaluar dhe është rrugës për të fituar titullin e tij të parë në La Liga si trajner. /Telegrafi/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë