Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë homazhe në përvjetorin e 23-të të masakrës së Rezallë, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe Gjenerallejtnant Bashkim Jasharin.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj thotë se kjo masakër është më e tmerrshmja e luftës në Kosovë.
“Ngjarje të tilla makabre, nuk do të lejojmë kurrë më që t’i ndodhin popullit tone”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.
Më poshtë postimi i plotë:
Sot është 23 vjetori i masakrës në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt, ku nga forcat paramilitare serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë të Rezallës dhe fshatrave përreth. Krimi shkon edhe me tej, kur 44 viktima kishin provuar që t’i zhdukin.
Masakra e Rezallës është njëra nga masakrat më të tmerrshme të luftës në Kosovë. Disa nga trupat e pajetë të shqiptarëve të masakruar u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe më pas iu kthyen familjarëve. Vetëm tre banorë kanë shpëtuar të gjallë, nga ky krim gjenocidal i shtetit serb.
Në përkujtim të viktimave, sot së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe Gjenerallejtnant Bashkim Jasharin, bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Rezallë. Drejtësinë për viktimat do ta kërkojmë deri në fund.
Ngjarje të tilla makabre, nuk do të lejojmë kurrë më që t’i ndodhin popullit tonë.
Lavdi të gjithë të rënëve!/arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...