Bie nga një lartësi, lëndohet punëtori nga Prizreni

10:59 | 5 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Një person në Prizren ka pësuar lëndime, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ishte duke punuar në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, ka rënë aksidentalisht nga një lartësi, raporton Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas tyre gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, shkruan arbresh.info.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Prizren, 04.04.2022 – 10:50. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ishte duke punuar në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, ka rënë aksidentalisht nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas tyre gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme