Floyd Mayweather po planifikon një rikthim gjatë muajit maj.
Rikthimin e tij, boksieri e paralajmëroi qysh në dhjetor, por bisedimet në mes të tij dhe youtuberit Money Kicks stagnuan.
“Nuk mund të them me siguri, por mendoj që do ta gjejmë një kundërshtar deri në fund të majit”, u shpreh Gerald Tucker, trajner i Mayweather.
Rikujtojmë se Mayweather u pensionua në vitin 2017, pas një rekordi absolut prej 50 fitoreve të cilin e kurorëzoi me mposhtjen e Conor McGregorit.
Vetë trajneri i tij nuk hezitoi të fliste për një rikthim të Mayweather edhe në nivelin profesionist.
““Unë jam një fans i madh i Floyd-it dhe do të doja ta shihja atë në ringun e boksit, duke rrezikuar sërish rekordin e tij Për shkak se shumë njerëz si unë e duan stilin e tij, do të donin ta shihnin atë të hynte në ring, të shihnin se çfarë do të veshë, të shihnin se si do të performojë. Unë e di që nuk jam i vetmi, kështu që shpresoj që ai ta bëjë këtë. Por nuk ka asgjë për të thënë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...