Google ADS

Kishte vendosur për t’u larguar, ndërsa tani ka arritur një marrëveshje të re me Barcelonën

10:03 | 5 Prill 2022
KRG

Pasi kishte vendosur për largimin e tij nga “Nou Camp” janarin e kaluar, Ousmane Dembele po jeton një jetë të dytë në Barcelonë, gjithmonë i mbrojtur nga trajneri Xavi Hernandez, i cili nuk pushoi kurrë së besuari në cilësinë e anësorit francez.

Sipas televizionit të Amerikës së Veriut, kanali ESPN, negociatat për rinovimin e kontratës do të rifillojnë këtë javë.

Mateu Alemany, drejtor sportiv i blaugranës, do të takohet me agjentin e francezit, Moussa Sissoko në Marok.

Ousmane Dembele u transferua nga Barcelona nga Borussia Dortmund në sezonin 2017/2018 për 140 milionë euro dhe përfundon kontratën e tij me klubin këtë sezon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme