Bekim Jashari ka bërë homazhe sot në 23 vjetorin e masakrës së Rezallës, raporton arbresh.info.
Jashari tha se këto varre janë dëshmia më e fortë për të gjithë ata vazhdojnë të kenë hamendje në kokat e tyre.
“23 vite pas rënies së tyre gjithë këto varre janë dëshmia më e fortë për të gjithë ata që ende kanë hezitime apo hamendje në kokat e tyre se çfarë sakrificash çfarë vuajtjesh ka pas populli ynë, familjet tona për të arrit te kjo ditë”, tha Jashari.
Tutje ai tha se kjo është po ashtu dëshmi edhe për faktorin ndërkombëtarë që të rrisë presionin ndaj Serbisë që ajo të jap përgjegjësi për gjenocidin që ka bërë në Kosovë.
“Është një dëshmi shumë e fortë për të gjithë faktorin ndërkombëtarë që ti bëjë presion edhe njëherë Serbisë për gjenocidin, krimet që i ka ba, gjithë andej Kosovës vetëm pse kanë folur shqip, vetëm pse kanë thirrur nënat e tyre në gjuhen shqipe. Ne do të vazhdojmë deri në frymën e fundit deri sa të këtë shqiptarë që ti nderojmë dhe ti respektojmë të rënët tanë se vetëm kështu duke respektua me dinjitetin më të lartë mund të arrijmë përpara në rrugë të drejtë sepse po harruam këtë, historia na tregon se çfarë na ndodh pastaj”, deklaroi Jashari./arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...