Ukraina: Kemi shkatërruar 29 tanke dhe 3 avionë rusë në ditët e fundit

09:24 | 5 Prill 2022
KRG

Ukraina ka publikuar përditësimin e fundit të humbjeve që i ka shkaktuar armikut. Sipas ministrisë së mbrojtjes,  forcat ukrainase kanë shkatërruar 29 tanke dhe 3 avionë gjatë ditëve të fundit.

Gjithashtu, janë shkatërruar 14 automjete patrullimi të blinduara (APV), dy sisteme artilerie dhe drone dhe një sistem kundërajror në 24 orët e fundit.

Ukraina gjithashtu pretendon se numri i viktimave të forcave ruse ka shkuar në 18,500./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme