Shqipëria këtë të martë do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të shiu.
Në Shqipërinë e mesme dhe jugore, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat e herëpashershme.
Ndërkohë që në veri të vendit do të ketë reshje shiu dhe bore në zonat e thella malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1°C deri në 18°C.
Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugor- jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./TopChanel/
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...